Rregullorja e re europiane kundër terrorizmit: Një dhuratë për autokratët

schedule09:52 - 11 Maj, 2021

schedule 09:52 - 11 Maj, 2021

Nga Stefania Koskova, Balkan Insight

Në 28 Prill, pa një votim plenar, Parlamenti Europian miratoi  TERREG (një rregullore), e cila synon të parandalojë terrorizmin duke kufizuar postimet në rrjetet sociale që konsiderohen jo të përshtatshme nga organet qeveritare.

Tani është në rrugën e duhur për t’u bërë ligj në Bashkimin Europian. Kur  drafti  i parë i rregullores u miratua në 2018, kjo çoi në një valë thirrjesh publike për të vepruar pas një sërë sulmesh terroriste në Europë në 2015-2016. Që nga fillimi, debati rreth ligjit ishte cilësuar  si një nevojë themelore urgjente. Por, si shumica e projekteve të politikës të drejtuara nga frika, ky ishte i mirë-organizuar.

Pas një pune thelbësore në komitete, të cilat morën në konsideratë shqetësimet e shumë qytetarëve dhe ekspertëve, Parlamenti i mëparshëm Europian, pak para skadimit të mandatit të tij, miratoi një version të përmirësuar  të rregullores në Prill 2019.

Ekspertët dhe studiuesit e terrorizmit kanë qenë të kujdesshëm për të theksuar, qoftë edhe me skepticizëm se ka mungesë të provave midis ekspozimit ndaj postimeve në rrjetet sociale dhe terrorizmit, raporton abcnews.al

Agjencitë dhe organet e vetë BE-së, disa shtete anëtare dhe shumë zëra të jashtëm të pavarur, siç janë raportuesit e OKB-së dhe organizata të shumta të shoqërisë civile, të gjithë shprehën shqetësime në lidhje me grackat e rregullores si dhe rrezikun e dëmtimit politik dhe social. Ndër të tjera, rregullorja kërkon që platformat të fshijnë postimin e përdoruesit brenda një ore nga njoftimi i qeverisë.

Imazhi që synon të evokojë është – një siguresë e ndezur e cila, nëse nuk shuhet menjëherë, do të çojë në mënyrë të pashmangshme në një shpërthim shkatërrues. Sidoqoftë, nuk ka të bëjë shumë me proceset e jetës reale të radikalizimit ose operacioneve terroriste, ose me njohjen njerëzore dhe mënyrën se si media ndikon në të.

Sidoqoftë, kjo nuk është shaka. Kuadri ligjor kombëtar në BE e ka pranuar që disa fjalime mund të jenë aq të rrezikshme sa duhet të kufizohen. Por çdo kufizim i tillë i lirisë së shprehjes kërkon vendim gjyqësor, sepse pasojat janë të mëdha dhe në mungesë të kësaj, mund të abuzohet.

Në Francë, një ligj që propozon diçka të ngjashme u shpall antikushtetues. Gjatë gjithë ciklit jetësor legjislativ të TERREG, kritikët kanë përshkruar skenarët e mundshëm të keqpërdorimit nga qeveritë që nuk janë shumë demokratike.

 

Ndërsa shumë nga këto ndryshime u realizuan me dyer të mbyllura, arkitektët e TERREG ishin të vendosur për të arritur qëllimin e tyre. Për fat të keq, sulmet vjeshtën e kaluar në Francë dhe Austri ishin një justifikim për të lënë menjëanë debatet  dhe  rregullorja  u miratua javën e kaluar, duke paraprirë edhe votimin plenar që ishte bërë i ditur më parë në parlament.

Platformat që veprojnë në BE tani do të jenë të detyruara të marrin vendime për kufizimin e të shprehurit në një dritare arbitrare prej një ore nën komandën e qeverive të BE, pa mbikëqyrje gjyqësore.

Çfarë mund të shkojë keq?

Udhëheqësit populistë në BE tashmë po kufizojnë liritë dhe shkatërrojnë institucionet  demokratike. Është  për të ardhur keq se si përfitimet e mundshme të fshirjes së postimeve të papërshtatshme i tejkalojnë pasojat e ndotjes së botës reale me kaq shumë mosbesim dhe konflikt, ndërkohë që autokratët e rinj europianë kanë mjete të reja për të kufizuar fjalën e lirë.

Për ata që nuk duan demokracisë dhe BE-në, ky legjislacion i ri është një lajm i mirëpritur.

Por si ndikon tek pjesa tjetër? Nga pikëpamja e duhur e pjesëmarrjes dhe interesave të qytetarëve, përvoja dhe rezultatet e procesit TERREG janë një lajm negativ. Procesi demokratik ka të bëjë me kompromise, por zgjidhja kolektive e problemeve nuk mund të reduktohet në negociata teknokratike për përmirësime procedurale, veçanërisht kur zgjidhjet e propozuara prekin të drejtat dhe liritë themelore.

Kjo rregullore  favorizon interesin e burokratëve dhe qeverive, duke hedhur poshtë mendimin e rëndësishëm të ekspertëve, pa ndonjë përfitim të qartë për publikun. Tani kemi një rregullore që nuk është një zgjidhje efektive për terroristët dhe radikalizimin online në BE, dhe mbart rreziqe të mëdha për demokracinë dhe  qytetarët.

Në Prill, Komisioni, si pjesë e Konferencës së tij mbi të ardhmen e Europës, bëri thirrje për kontributin e qytetarëve në një sërë politikash, përfshirë terrorizmin. Por pasi nuk arriti të dëgjonte qytetarët e demokracisë europiane dhe duke shtypur në mënyrë aktive zërat e tyre në vitet që do të  vijnë, përmes TERREG, kjo thirrje duket e paqartë.

Europa, duhet të bëjë më shumë. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!