Rregulli një dhe themelor që duhet të ndiqni kur peshoheni

schedule11:44 - 4 Maj, 2021

schedule 11:44 - 4 Maj, 2021

Pas Pashkëve dhe ushqimit të mjaftueshëm që shumica prej nesh konsumojnë, shpesh vjen koha për dietë. Kështu fillon përdorimi i peshores. Peshimi, megjithatë, ka nevojë për vëmendjen e vet, sepse në vend që t’ju ndihmojë, ajo lehtë mund t’ju dekurajojë. Ekziston, për shembull, një rregull themelor që duhet të ndiqni kur peshoni. Bëni vetëm një herë në javë.

Edhe nëse tundoheni të ngjiteni në peshore çdo ditë, mos e bëni. Sepse një ditë mund të shihni që keni shtuar peshë ose keni qëndruar në një peshë të qëndrueshme dhe të zhgënjeheni.

Nuk ka asnjë arsye për t’u peshuar veten më shumë se një herë në javë. Me luhatjet ditore, pesha e trupit mund të ndryshojë në mënyrë dramatike në baza ditore. “Peshimi në të njëjtën kohë në baza javore do t’ju japë një pamje më të saktë”, thotë Rachel Fine, një dietologe e regjistruar dhe pronare e The Pointe Nutrition./abcnews.al