RREGULLAT/ U hapën baret, si do ta pini kafen duke filluar nga sot

schedule09:51 - 18 Maj, 2020

schedule 09:51 - 18 Maj, 2020

Baret dhe restorantet kanë rinisur sot aktivitetin e tyre pas dy muajsh ndërprerje për shkak të Pandemisë. Në faqen e e-albania ndodhet protokolli i sigurisë anti-Covid. Protokolli përmban masa strikte për klientët, punonjësit, shpërndarësit dhe furnizuesit.

Sipas protokollit, personeli që ka kontakte shumë të shkurta me klientët, ndërkohë që është e ndaluar rreptësisht të prekë hundën, gojën apo sytë pasi ka prekur sendeve apo para të klientëve.

Përgjegjësi duhet të verifikojë simptomat e të gjithë punonjësve, si dhe duhet të ndalojë të gjithë personat me temperaturë mbi 37.5 të futen në ambientet e lokalit.

Po ashtu, çdo punonjës duhet të bëjë vetë vlerësimin e shenjave të sëmundjes Covid si dhe duhet të tregojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar.

LEXO EDHE: Rregullat e rrepta për hapjen e qendrave tregtare: S’ka sorollatje më shumë se dy orë

Në ambientet e brendshme të lokalit nuk lejohet më shumë se një klient, ndërkohë që në ambientet e jashtëm vendosen shenjat e radhës për të mundësuar ruajtjen e distancës.

Protokolli i sigurisë rekomandon pagesën e parave në kartë krediti për shmangur prekjen e parave cash.

Subjekti duhet të vendosë xham mbrojtës mes punonjësit dhe palëve të treta, në rast se klientët zgjedhin të paguajnë me para në dorë.

Baret dhe restorantet duhet të vendosin shenjat e distancës së sigurisë të detyrueshme për klientët që presin në radhë.

Furnizuesit dhe shpërndarësit e porosive në banesë duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe higjienizues./abcnews.al