Rregullat e rrepta për hapjen e qendrave tregtare: S’ka sorollatje më shumë se dy orë

schedule17:04 - 7 Maj, 2020

schedule 17:04 - 7 Maj, 2020

Mes bizneseve që nisin punë nga e hëna e 11 Majit janë edhe qendrat tregtare.

Portali E-Albania ka publikuar masat anti-covid që do të lejojnë funksionimin e tyre për të shmangur grumbullimet duke ruajjtur sigurinë e klientëve dhe punonjësve.

Një vizitor  nuk mund të qëndrojë për më shumë se dy orë në qendër tregtare, ndërkohë që në ambientet e saj nuk do të lejohet të jenë më shumë se gjysmë plot.

Vizitorët duhet të informohen mbi fashat orare të lejuara për të qëndruar në këto qendra.

Dyert elektrike duhet të ndajë hyrjen dhe daljen e vizitorëve që ata të mos këmbehen me fytyrë në hyrje ose në dalje, duke kaluar fillimisht në një korridor sigurie me shenja të dukshme në dysheme.

Qendra tregtare duhet të ketë një dhomë izolimi nëse një vizutor shfaq shenja të koronavirusit.

Ashensorët nuk duhet të mbushen më shumë se deri në 30% të kapacitetit të tyre.

Protokolli i sigurisë rekomandon pagesën me kartë por nuk përjashtohet edhe pagesa me lekë në dorë.

Në qendra tregtare nuk do të lejohen shitësit “ambulantë”.

Punonjësit dhe administratorët duhet të tregojnë nëse kanë shenja të sëmundjes Covid, dhe për çdo rast duhet të qëndrojnë në banesë dhe të telefonojnë 127.

Subjekti duhet të sigurojë maskat dhe dorezat për stafin, por edhe produkte higjienizuese.

Klienti duhet të dezinfektojë duart në hyrje dhe në dalje, si dhe të respektojë distancën prej dy metrash.

Ata rekomandohen të mos i provojnë rrobat në trup, por mbi veshjen e tij, ndërsa punonjësit nuk duhet të prekin vendin e punës së kolegëve pa e dezinfektuar më parë.

Në parkimin e qendrave tregtare nuk do të ketë një shoqërues që do t”iu vijë në ndihmë ndaj duhet të parkoni vetë automjetin tuaj./abcnews.al