Prej datës 12 tetor, një sistem i ri i hyrjeve dhe daljeve do të nisë të funksionojë për të gjithë udhëtarët. Nëse jeni një qytetar i vendeve jashtë Bashkimit Europian dhe dëshrioni të qëndroni në një prej 29 vendeve të zonës Shengen do t’ju duhet të regjistroheni në një sistem të ri.
Në aeroport, do të keni mundësinë të regjistroni të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datën e mbërritjes dhe largimit, si dhe të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës).
Ky proces nuk ka asnjë tarifë shtesë dhe nuk ju kërkohet të bëni asnjë veprim përpara udhëtimit. / abcnews.al /


