Greqia ka shtyrë sërish afatin për hapjen e pikës kufitare të Kapshticës.
Mësohet se autoritetet greke kanë njoftuar palën shqiptare se në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, afati për bllokimin e Kapshticës shtyhet deri më 26 prill.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë qytetarët dhe kategoritë e mjeteve. sb/abcnews.al/