Në Zelandën e Re në kuadër të masave lëhtesuese për hapjen e kafeneve dhe të restoranteve, por qytetarët duhet të respektojnë protokollin e vendosur nga qeveria në kuadër të mbrojtjes nga përhapja.
Kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i është ndaluar hyrja në një kafe sepse nuk kishte hapësirë të bollshme, për shkak të numrit të kufizuar të njerëzve brenda. Shefja e qeverisë e shoqëruar nga i fejuari i saj Clarke Gayford ka dashur të hynte në një lokal për kafen e mëngjesit, por nuk është lejuar të hynte, pasi ishte përmbushur numri i lejuar i klientëve.
“Nuk mund të besoj, sapo e kthye prapa kryeministren. Unë e marr përgjegjësinë për këtë ndalesë, sepse nuk rezervova, duke menduar se vetëm do të ulemi diku të pijmë kafe. Shërbimi bëri mirë, që nuk na la”, ka shkruar më pas i fejuari i kryeministres në Twitter, duke e lavdëruar shërbimin, për përmbajtjen e rregullave./abcnews.al