Nuk do të lejohen më debate me zë të lartë dhe as përgjumje në parlamentin britanik. Kjo falë një rregulloreje të re e cila u hartua fillimisht sidomos për deputetët konservatorë.
Në parlamentin britanik është shpërndarë një rergullore e re, e cila i ndalon lordëve që të flenë apo të bërtasin gjatë seancave. Në dokument theksohej se gjatë muajve të fundit dhoma e lordëve ka qenë shumë larg standarteve të sjelljes parlamentare. Disa prej tyre flinin gjumë, ndërsa të tjerë bërtisnin gjatë debateve parlamentare. Iniciativa u ndërmor nga Lord Taylor i Holbeach, kundrejt kolegëve të tij konservatorë. Ai madje paraprakisht dërgoi e-mail secilit prej tyre për t’i paralajmëruar për propozimin që kishte bërë e që më pas u miratua. Një rregullore e ngjashme do të hyjë në fuqi dhe për lordët e laburistëve dhe liberal demokratëve. /abcnews.al