Rregulla të ashpra anti-Covid nga Brazili, nuk lejon 8 lojtarë t’iu bashkohen ekipeve të tyre në Premier League

schedule14:41 - 8 Shtator, 2021

schedule 14:41 - 8 Shtator, 2021

Alisson Becker, Fabinho, Roberto Firmino, Gabriel Jesus, Ederson dhe Fred do jenë të padisponueshëm për ekipet e tyre në Premier League në fundjavë. Klubet kryesore të kampionatit anglez si Manchester United, Manchester City apo Liverpool do jenë pa yjet e tyre në ndeshjet e fundjavës, kjo pas një rregulli të Autoriteteve Braziliane.

Sipas rregullit, ato që kanë udhëtuar nga Anglia në Brazil duhet të presin 5 ditë për tu kthyer sërish drejt Anglisë. Kjo masë është marrë për shkak të Covidit, ku pak ditë më parë Brazili luajti kundër Argjentinës, me sfidën që u ndërpre nga autoritetet braziliane pasi sipas tyre 4 futbollistë argjentinas që luanin në Premier League kishin shkelur karantinën.

Sipas asaj që raporton “Goal.com”, Federata Braziliane nuk ka lejuar 8 futbollistë brazilianë të udhëtojnë drejt Anglisë për t’iu bashkuar ekipeve të tyre në Premier League pasi sipas rregullit duhet të presin 5 ditë. Treshja e Liverpoolit, Becker, Fabinho dhe Firmino, dyshja e Manchester City Jesus dhe Ederson si dhe Fred i Manchester United dhe Raphina i Leeds janë paralajmëruar për sanksione të ashpra nëse shkelin rregullin e autoriteteve braziliane. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!