Rrëfimi tronditës i motrës së 16-vjeçares: Ishte mik i babait, i shkruante letra se do të martohej me të

schedule23:13 - 7 Nëntor, 2024

schedule 23:13 - 7 Nëntor, 2024

MALIQ- Dalin detaje të reja lidhur me rastin e rëndë të abuzimit te 16-vjeçares në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku një 43-vjeçar prej 4 vitesh akuzohet se abuzonte me të.

Motra e të miturës tregon se si e zbuloi ngjarjen, ajo thotë se autori i shkruante vazhdimisht letra 16-vjeçares, në të cilat i shkruante se sapo ajo të mbushte 18 vjeçe do të martohej me të.

“E kam mësuar nga disa letra që ai i shkruante motrës time. Atje thuhej dmth që kishin kryer marrëdhënie, si takoheshin bashkë, dhe disa gjëra të tjera. Mbaj mend që e kam mësuar rreth vitit 2021 këtë histori. Në atë moment u shokova, nuk po e besoja dot. Po lexoja letrën dhe nuk dija se çfarë të bëja. Të them të drejtën, ishin goxha çfarë shkruheshin aty, por në ato që shkruante, thoshte që pasi të mbushësh 18 vjeç unë do të të marr dhe do të jetojmë bashkë. Mendova se thjesht u mbyll, po e shikoja që nuk po takoheshin, nuk po flisnin dhe mendova se ishte mbyllur si gjë. Pastaj, veç një ditë kur më thotë babi “Shiko se më kanë thënë të fshatit”.

Autori ishte mik i babait të të miturës, motra e saj tregon se ai shkonte shpesh në shtëpinë e tyre, ndërsa letrat janë sekuestruar si provë nga prokuroria.

“Ai ka qenë shoku i babit tim dhe vinte ndonjëherë këtu në stallë, përveç kësaj vinte merrte qumësht herë pas here tek ne. Të gjitha letrat i ka marrë prokuroria, kjo është prova e vetme që ne kemi sepse ai u arratis. Se po të ishte që nuk do ta kishte bërë, do kishte qëndruar si burrë dhe do ishte përballur.”

16-vjecarja ndodhet ne gjendje te renduar psikologjike, ndërsa e motra tregon se e mitura është e frikësuar, pasi ndihet e kërcënuar nga autori që është ende i lirë.

“Motra ime është shumë keq, të gjithë si familje jemi shumë keq. Ka ardhur psikologu dhe ka folur me motrën dhe ndjehet që ende ka nevojë për atë. Motra nuk më ka thënë asnjë gjë se ku takoheshin, sepse ai i thoshte mos i thuaj askujt. Këtë e kam marrë vesh vetëm tek deklarata që motra ka dhënë para policisë. “Unë, mami, babi jo sepse e dimë që policia do ta kapë dhe drejtësia do vihet në vend por motra ime ka shumë frikë. Shikon nga të katërta anët sepse thotë “Kam hall se mos vjen ai.”

Prej 4 vitesh, 43-vjeçari Edison Sheme akuzohet se abuzonte me 12-vjeçaren. e cila sot është 16 vjeçe. Ndërsa autori ndodhet ende në arrati, me herët jashtë kamerave folën nëna dhe bashkëshortja e 43-vjeçarit, të cilat e mohuan përfshirjen e tij në këtë rast.  Por ekspertiza mjeko-ligjore tregoi të kundërtën, se e mitura është abuzuar nga autori./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!