Rrëfimi tronditës i fqinjës për vrasjen në Glyka Nera: Babis ishte manipulues, atë natë dëgjova britma dhe të qara

schedule16:02 - 12 Prill, 2022

schedule 16:02 - 12 Prill, 2022

Mediet greke kanë publikuar detaje tronditëse nga rrëfimet e dëshmitarëve të vrasjes së Karolinës, në gjyqin që u zhvillua sot për Babis Anagnostopoulos.

Babis mbyti për vdekje bashkëshorten e tij, Karolina në shtëpinë e tyre me 11 maj të vitit të kaluar, në Glyka Nera Athinë.

Fqinja e çiftit ka dëshmuar sot në gjykatë ku ka rrëfyer për jetesën e çiftit , duke zbuluar detaje tronditëse. Dëshmitarja tha se 20-vjeçarja rrinte e mbyllur në dhomë, ndërsa e cilësoi Babisin si bashkëshort manipulues.

Lexo edhe: Vrau të shoqen në sy të fëmijës, Babis del në gjykatë: E dua gruan time, kurrë s’kam dashur ta lëndoj

Protothema.gr shkruan se 34-vjeçari, Babis Anagnostopoulos, i bënte drejtonte pyetje fqinjës gjatë seancës gjyqësore, duke i kërkuar nëse ajo kishte bënë re të ai shenja të tjera në karakterin e tij, përveç se dashurisë së madhe që kishte për të shoqen dhe kafshët.

“Karolina rrinte mbyllur brenda dhomës së saj, ajo priste që Babis të kthehej në shtëpi për te dalë xhiro dhe për të bërë blerjet e ushqimeve. Ajo nuk bënte asgjë vetëm. Shumë herë ajo gjendej pa para. Për Karolinën rëndësi kishte vetëm fëmija”, tha fqinja.

Rrëfimi i fqinjës për natën tragjike

“Kam dëgjuar një zë nga një kafshë në orën 04:20. Po qante. Dëgjova një goditje, një zhurmë dhe më pas një të qarë. Tingulli ishte i lartë dhe kjo ishte ajo që më zgjoi. I akuzuari më thirri në 6:17. E mora telefonin

dhe e dëgjova duke bërtitur. Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Kuptova se ai kishte një problem. E zgjova burrin dhe dola jashtë. Kuptova se ai ishte një njeri që donte ndihmë.”/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!