Rrëfimi shokues i Taribo West: Nga Milani më largoi… mafia!

schedule08:29 - 30 Shtator, 2019

schedule 08:29 - 30 Shtator, 2019

Taribo West është një personazh i njohur i fundviteve 90-të. Ish-mbrojtësi nigerian, i famshëm për modelin e tij të flokëve, luajti me Interin gjatë dy sezoneve.

Ai u transferua te kuqezinjtë e Milanit në janar të vitit 2000, por nuk arriti të mbyllë vitin me ekipin e ri, për t’u transferuar më pas në Angli. West i është rikthyer largimit nga Milani në një prononcim për Score Nigeria.

Afrikani zbulon shkaqet e largimit. Ai është i bindur që faji ishte i mafies italiane, teksa nuk i kursen akuzat për mjekët e korruptuar.

Mafia zotëronte gjithçka dhe më detyroi të largohesha nga Milani. Në shtyp filluan të shkruheshin histori të pavërteta në lidhje me dëmtimin tim. Ishte një tentativë e dëshpëruar për të më larguar. Doktorët ishin korruptuar dhe u shprehen se isha i dëmtuar, por nuk ishte aspak e vërtetë.

E bënë sepse e cilësonin të paimagjinueshme që një lojtar afrikan t’i zinte vendin një prej tre mbrojtësve që ishin aty. Ishte gati për të më marrë Liverpooli, por tratativat ngecën në fund, kështu që u ngushëllova me Derby County”, përfundon Taribo West. /abcnews.al