Rrëfimi prekës babait të dy vëllezëve kosovarë: Nuk udhëtonin bashkë, kishin frikë se vdisnin në aksident

schedule09:21 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 09:21 - 5 Dhjetor, 2019

“Tani po flemë!”…Dhe nuk u zgjuan më kurrë. Ky ishte mesazhi i fundit i dy vëllezve nga Kosova, të cilët tërmeti i 26 nëntorit i zui në gjumë dhe më pas u nxorrën të pajetë nga rrënojat e hotel “Tropikal”, ku qëndronin për të punuar.

Babai i  Shemsedinit dhe Isait, Sabri Abazi ka rrëfyer për mediat shqetësimin më të madh të dy djemve të tij. Të dy ata i druheshin frikës që të mos vdisnin të dy bashkë në një aksident dhe për këtë arsye nuk udhëtonin asnjëherë bashkë. Por fatkeqësisht tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit, i mori të dy bashkë.

Ata u nxorrën nga rrënojat e hotelit, ku familja Abazi nga Gjilani kishin 15 vite që kalonin aty pushimet e verës.

Isai kishte mbetur i papunë dhe për të mos e lënë vetëm, vëllezërit guxuan të bëjnë të parin udhëtim të gjatë, të dy në të njëjtën makinë.

Babai tregon për “Express” se familja i kishte drejtuar sytë nga dy djemtë të cilët punonin mekanikë, dhe ishte pikërisht kjo arsyeja pse ata kishin marrë rrugën në Durrës, për punë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!