Rrëfimi për Abc News: Ishte mrekulli! Si e nxorëm të aksidentuarin nga kanioni me gomone

schedule16:29 - 18 Tetor, 2020

schedule 16:29 - 18 Tetor, 2020

Zamo Spathara, themelues dhe President i “Albanian Rafting Group” rrëfeu në një lidhje intervistë për Abc News nga kanionet e Osumit, vendi ku ndodhi aksidenti i rëndë, si arriti që bashkë me pjesëtarët e grupit arritën që të shpëtonin 37-vjeçarin Alban Hasanllari.

Spathara u shpreh se 37-vjeçari ka shpëtuar për mrekulli, pasi lartësia nga ra është mbi 100 metra, ndërsa makina u shkatërrua plotësisht.

Makina ishte e shkatërruar, ishte e vështirë për ta nxjerrë, ishte fat i madh. Ishte një mrekulli, një fat i madh. U deshën 2-3 orë për ta nxjerrë. 

Ura i ka krahët mbrojtës, por personi ka rënë përpara se të hynte në urë duke rënë nga një lartësi mbi 100 metra. Shyqyr që na erdhën në ndihmë djemtë nga Skrapari, policia dhe zjarrfikësja për ta nxjerrë shëndoshë e mirë, pasi ishte e vështirë për ta nxjerrë nga kamioni.

Rruga ka lagështirë, pasi ka pasur reshje këto ditë. Ky është rasti i dytë që ndodh, në rastin e parë para 8 vitesh humbën jetën 6 të rinj. Rruga në shpatin e kanionit është e pambrojtur.

Ne kemi bërë trajnime të ndihmës së shpejtës dhe dimë si t’i japim një ndihmë një të plagosuri. U munduam ta nxirrnim pa e lëvizur fare, ishte një mrekulli, që të hapnim edhe derën e makinës. Ishte edhe problemi si mund ta nxirrnim nga kanioni, por si do ta nxjerrim?

Pasi trupi i njeriut nuk duhet lëvizur, por edhe falë ndihmës së një gomoneje, kaluam pjesët më të thella dhe më pas na erdhën ndihmë shumë njerëz për ta nxjerrë në rrugën automobilistike” tha ai.

Alban Hasanllari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë ku u transportua me helikopter nga spitali i Beratit për ndihmë të specializuar./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!