Rrëfimi i vëllezërve zbardh “hesapet” e palara: 15 të arrestuar, në skenë Masakra e Sanatoriumit tek atentatet

schedule12:47 - 4 Tetor, 2022

schedule 12:47 - 4 Tetor, 2022

DURRËS – Një grup i strukturuar kriminal prej 14 vetësh që akuzohet për atentate të shumta dhe vrasje me pagesë është goditur sot nga policia. Aksioni ka ardhur pas arrestimit të vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj. Ata janë ndaluar ditën e djeshme pasi u rrahën nga 4 persona ndërsa Indriti u rrëmbye prej tyre por u la i lirë disa kilometra më tej.

Sipas burimeve, mësohet se vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj janë arrestuar nga prokuroria e Durrësit për akuzën të ndryshme.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se dy vëllezërit në rrëfimin e tyre para prokurorisë kanë deklaruar se kanë marrë përsipër edhe vrasjen e Geron Hasanbelliut. Kjo është bërë për llogari të Kasandër Nogës. Por gabimisht ata kanë vrarë kamarierin Erion (Adriatik) Çela dhe plagosën 4 të tjerë.

Ndërkohë sipas burimeve nga policia, Indrit Beqiraj është marrë peng nga A.B i cili njihet si krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut.

Lexo edhe: Atentati ndaj Erion Hasanbelliut, në pranga Kasandër Noga, një i dytë nën gjurmim, mediat: Larje hesapesh në “mjedisin shqiptar”

Përplasja mes Kasandër Nogës dhe Geron Hasanbelliut:

Kasandër njihet për vrasjen e “reanimacionit” ku mbeti i vrarë At Hasanbelliu. Një vit më vonë, familja Hasanbelliu qëlloi për vdekje një mik të Kasanderit në një kafene në Antëerp.

Të shtënat në vendin e famshëm Place De Brouckère, në qendër të Brukselit, ndodhën të shtunën në mbrëmje rreth orës 20:20, pak jashtë hyrjes së hotelit NH Collection. Janë qëlluar gjashtë plumba, viktima është goditur në gjoks dhe në këmbë dhe jeta e tij është në rrezik. “7 sur 7 “ shkruan, se sipas dëshmitarëve okularë kanë bërë të qartë se ishte një zgjidhje e hesapeve.

Viktima është Erion Hasanbelliu. Familja e tij prej dekadash ka pasur probleme me kriminelin shqiptar Noga Kasander. Ky vrasës me pagesë 44-vjeçare është dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri. Ai njihet për “vrasjen në reanimacion”. Në vitin 2000, Kasander Noga hyri në dhomën e reanimacionit të një spitali shqiptar ku ishte shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Erion Hasanbelliut). Ai hoqi tubat ushqyes nga krahu dhe qëlloi burrin dhe një shokun e tij.

Një vit më vonë, familja Hasanbelliu u kundërpërgjigj. Djemtë Erioni dhe Geroni bastisën një kafene në Antëerp ku sapo kishin mbërritur Kasander Noga dhe shoku i tij Julian Xhela. Xhela ka ndërruar jetë menjëherë, Kasandër Noga ka mbetur i plagosur rëndë, por i ka shpëtuar sulmit. Drejtësia belge arrestoi Erion Hasanbelliun dhe e dorëzoi në Shqipëri në vitin 2013.

Liruar nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Antwerpen

Autori i dyshuar i të shtënave në Bruksel, Kasander Noga është i njohur edhe prej instancave gjyqësore belge. Ai doli në Gjykatën e e Krimeve të Rënda të Antëerpen në vitin 2005 për vrasjen e shqiptarit Astrit Shpërdheja (37 vjeç). Burri u qëllua për vdekje në mes të ditës në Antëerp nga një agresor që udhëtonte me një biçikletë BMX. Ky ishte gjithashtu një larje hesapesh midis shqiptareve. Dëshmitarët okularë më të rëndësishëm ishin dy djem dymbëdhjetë vjeçarë që qëndronin në trotuar. Juria popullore nuk u bind nga provat dhe Kasander Noga u shpall i pafajshëm.

Sipas mediave shqiptare, policia belge kishte lëshuar tashmë një urdhër kërkimi ndërkombëtar për Kasander Noga këtë fundjavë. Sipas prokurorit publik të Brukselit nuk është vërtetuar nëse ai është në të vërtetë ai që ka qëlluar. Policia gjyqësore federale po analizon aktualisht pamjet nga kamerat e shumta të instaluara në Place De Brouckère.

Njoftimi i policisë: 

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Drejtues i Parë Skënder Hita, deklaratë për mediat, për finalizimin e operacionit policor të koduar “Porositësi”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porositësi”.

Zbardhen një seri ngjarjesh të rënda kriminale, të ndodhura më parë.

Arrestohen në flagrancë 14 shtetas, shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë.

Të implikuar në ngjarjet kriminale, një shtetas i arrestuar më parë në Belgjikë dhe një shtetas i arrestuar më parë në Tiranë.

Sekuestrohen armë zjarri, lëndë eksplozive, detonatorë elektrikë, sprajt paralizues, armë gjahu, armë sportive, armë të ftohta, lëndë narkotike, 4 automjete (dy prej tyre të blindura), dy motoçikleta, euro dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në koordinim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porositësi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1. Gentian Beqiraj., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

2. Indrit  Beqiraj, 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

3. F. B., 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

4. P. H., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

5. I. H., 42 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

6. A. D., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

7. F. M., 52 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

8. B. E., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

9. G. Sh., 50 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;

10. K. D., 64 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;

11. A. H., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;

12. F. H., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;

13. A. L., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”, i dënuar më parë po për këtë vepër penale;

14. A. C., 43 vjeç, banues në Tiranë (ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë), për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;

Gjithashtu u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin I. F., i arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Në vijim të operacionit “Porositësi” u shpallën në kërkim shtetasit:

1. A. B., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

2. A. L. alias P. M., 49 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

3. D. F. alias D. M. alias D. P., 42 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

4. A. S., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per kryerjen e vrasjes” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

5. K. Z. alias K. S., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘’Vrasja’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, për një tentativë vrasjeje në Belgjikë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Kasandër Noga., aktualisht i arrestuar në Belgjikë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, kanë intesifikuar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në kuadër të veprimeve të thelluara të kryera në vijimësi, si dhe atyre të kryera gjatë dy ditëve të fundit, nisur edhe nga konflikti mes 2 vëllezërve me disa persona të tjerë, u bë e mundur zbardhja e disa ngjarjeve kriminale, si dhe qëllimi i konflikit të ndodhur më datë 02.10.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, ku disa persona me automjete kanë goditur motomjetin e dy vellezërve Gentian Beqiraj dhe Indrit Beqiraj dhe më pas kanë marrë me vete, njërin prej tyre, për disa minuta.

Në sajë të veprimeve të shpejta, reagimit dhe presionit policor, personat që kishin marrë në automjet shtetasin Indrit Beqiraj, në pamundësi për të dalë me automjet nga perimetri i rrethimit të Policisë, e kanë lënë në rrugë shtetasin Indrit Beqiraj, kanë braktisur automjetet dhe kanë mundur të largohen në këmbë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorëve të saj. Është vënë në pranga njëri prej autorëve dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu u sekuestruan mjetet e përdorura në këtë ngjarje. Në automjetin me të cilin është marrë peng shtetasi Indrit Beqiraj janë gjetur dhe fiksuar prova shkencore.

Në vijim të hetimeve të thelluara, të nisura më parë nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka rezultuar se personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, nga viti 2021 dhe në vazhdim.

Shtetasit Gentian Beqiraj dhe Indrit Beqiraj, në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga shtetasit K. Z. alias K. S. dhe Ilirian Feçi., për llogari të shtetasit Kasandë Noga, kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit.

Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit.

Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit Gentian Beqiraj dhe Indrit Beqiraj nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje.

Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A Çela. alias Erion Çela dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit.

Në lidhje me planifikimin dhe marrjen e porosisë për vrasjen e shtetasit A. M., nga hetimet e thelluara rezultoi se 2 vëllezërit kishin siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes së tij. Dy vëllezërit ishin porositur nga shtetasi K. Z. dhe kjo vrasje ka ndodhur pak kohë më vonë, por ende nuk është zbardhur plotësisht se nga kush është kryer kjo vrasje.

Nga hetimet e thelluara rezulton se prosositësi i dy vrasjeve të mësipërme është shtetasi Kasandër Noga, i cili aktualisht është i arrestuar në Belgjikë. Ky shtetas ka porositur shtetasin K. Z., i cili ka paguar dy vëllezërit, për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve.

Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H. Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022.

Personat e tjerë të lartpërmendur, aktualisht të arrestuar, janë të përfshirë në aktivitetin kriminali të dy vëllezërve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë eksploziv, fitil zjarrpërcjellës, detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, sprajt neutralizues, 4 pistoleta sportive dhe 1 palë targa.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon intensivisht puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të dy vëllezërve dhe të personave të tjerë të përfshirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, me qëllim për të çuar përpara drejtësisë personat e përfshirë në këto ngjarje. Në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, duke iu siguruar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe profesional.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!