Rrëfimi i trishtë i infermieres italiane: Pashë një vajzë duke i dhënë lamtumirën nënës përmes telefonit

schedule12:05 - 26 Mars, 2020

schedule 12:05 - 26 Mars, 2020

Një infermiere nga Torino, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka treguar një histori të trishtë të një pacienteje të sëmurë.

Në rrëfimin e saj, infermieria Noemi Bonfiglio, e cila punon në pavjonin e Kujdesit Intensiv, tregon sesi një paciente e saj u përshëndet për herë të fundit me të bijën me anë të një video-telefonate, shkruan abcnews.al

Postimi:

“Zonjë, le të tentojme të bëjmë një video-telefonatë me vajzën tuaj? Le të shohim nëse do përgjigjet!  Dëgjohet tingulli i telefonit dhe në anën tjetër të kamerës, shfaqet imazhi i një vajze me sy të shndritshëm, e cila më në fund, pas ditëve të shtrimit në spital, sheh përsëri nënën në një shtrat spitalor, e rrethuar nga punonjës të shëndetit plotësisht të dërrmuar ndërsa sinjalet bip të një monitori dëgjohen vazhdimisht. Mbi kokën e zonjës së sëmurë një helmetë, frymëmarrje e vështirë dhe e munduar, lodhje për shkak të sëmundjes … dhe nga ana tjetër dëgjohen fjalë të ëmbla dhe të trishtueshme, të lehta dhe të rënda në të njëjtën kohë: gjithmonë ke qenë nënë luftëtare, mos hiq dorë kurrë, ne jemi të gjithë me ty… Kjo ishte me shumë mundësi një nënë mund të shihte vajzën e saj dhe t’i thoshtë që e donte!!”

Noemi thotë më tej në rrëfimin e saj se nuk i uron askujt që të shohë ato që ajo ka parë me sy këto javë në spital, por nga ana tjetër i nxit njerëzit që t’ua dinë vlerën personave që duan më shumë se kurrë.

Rrëfimi vazhdon:

Nuk ka rëndësi në çfarë moshe mund të jesh, ky virus mund të përhapet shumë shpejt dhe mund t’u ndajë nga personat që doni. Nuk do doja që askush të shihte ato që kam parë unë këto javë, por nëse do t’i shihnit do t’u thonit të afërmve të tuaj më shpesh ‘të dua’ dhe do të ishit më të kuptueshëm me fqinjët..”

Në fund të postimit të saj, infermieria italiane u bën thirrje ndjekësve të saj që të qëndrojnë në shtëpi nëse duan të bëjnë gjënë e duhur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!