Rrëfimi i një çifti mësuesish/ Një jetë mes librave, arsimit dhe dashurisë për dijen

schedule20:37 - 3 Maj, 2025

schedule 20:37 - 3 Maj, 2025

Në fshatin e qetë të Qerekës, rreth dy deri në tre kilometra larg banesës së tyre, çdo mëngjes i gjen Elezin dhe Naile Kurtin, një çift ish mësuesish tashmë në pension, duke shijuar kafenë në lokalin e tyre të preferuar.

Edhe pse mosha e tyre i afrohet të tetëdhjetave, kjo nuk i ndalon që përditë të përshkojnë rrugën në këmbë, me një ritëm që pasqyron energjinë dhe dashurinë për jetën.

Në këtë ambient të thjeshtë, ata shpesh shoqërohen edhe nga një çift tjetër pensionistësh. Lokali është kthyer në një vend ku gjejnë paqe, biseda të ngrohta dhe kujtime, siç është nisja e karrierës së hershme.

Elezi dhe Naileja janë njohur në rininë e tyre në fshatin Kurçaj, ku janë përballur edhe më vështirësitë më të mëdha në mësimdhënie.

Pikërisht në këtë rrugëtim të përbashkët – për të dhënë dije dhe për të ndërtuar të ardhmen e të tjerëve – lindi edhe lidhja e tyre e fortë.

Thonë se kënaqësia e tyre më e madhe është kur takojnë ende ish nxënës të tyre, që I vlerësojnë sot e kësaj dite.

Historia e Elezit dhe Nailes nuk është thjesht një kujtim i së kaluarës – është një dëshmi e sakrificës, pasionit për arsimin dhe forcës së dashurisë që lind në shërbim të të tjerëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!