Rrëfimi i gazetares sportive për fotot e publikuara nudo: Nuk kam marrë frymë për dhjetë minuta

schedule18:48 - 17 Shtator, 2021

schedule 18:48 - 17 Shtator, 2021

Prezantuesja seksi nga Italia, Diletta Leotta ka dhënë një intervistë për mediat vendase, si pjesë e një serie që trajton disa tema të jetës mes të mirës dhe të keqes.

Diletta ishte e ftuar në një emision, që iu kushtua luftës kundër dhunës ndaj femrave, jo vetëm fizike, por edhe psikologjike.

Ajo është një shembull ideal, pasi vide më parë, kaloi “ferrin” e jetës, duke marrë parasysh që fotot e saj lakuriq dolën në publik.

“E mbaj mend mirë atë moment. Dikush më tha se fotot e mia ishin publikuar. Thashë që nuk ishin fotot e mia, por kur e pashë njëren prej tyre, fryma m’u ndal për dhjetë minuta. Ishte një moment tragjik”, tha ajo.

“Mendova se jeta ime kishte mbaruar. Mendoja se nuk duhej të dilja asnjëherë nga shtëpia. Ato fotografi, ku disa prej tyre isha e mitur, nuk ia kam dërguar askujt, thjesht m’u hakua kompjuteri”, tregoi Diletta.

Kjo ndodhi në vitin 2017 kur gazetarja italiane mbulonte ngjarjet e Serie B. /abcnews.al/