Analisti Mentor Nazarko e ka konsideruar rrëfimin e vajzës së ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Malltezi si një veprim të detyruar.
Ai ka thënë në emisionin “Real Story” se Malltezi doli për të mbrojtur një aferë të familjes së saj.
Sakaq, Nazarko ka theksuar se në qoftë se nuk do ta mbronte ajo bashkëshortin, Jamarbër Malltezi në një situatë të tillë, kush do ta bënte.
“Ishte një veprim i detyruar pasi u pa që babai i saj, ish-kryeministri Berisha mbante dhe pozitën e mbrojtësit politikë të asaj që kishte bërë ai vetë dhe dhëndri i tij, por njëkohësisht dhe të mbrojtësit juridik. Pra, dhe në atë debatit që ka karakterizuar periudhën pas arrestimit të dhëndrit. Edhe për të korrigjuar këtë paradoks, ajo u shfaq, sepse në qoftë se nuk do të shfaqej tani, kur do të shfaqej zonja Berisha, e cila ka dhe formimin juridik. Sepse në fund të fundit, pavarësisht se zoti Berisha është shumë i kujdesshëm për të treguar çfarë ka bërë dhëndri i tij nuk është diçka që e implikon familjen e tij, por vërtetë e implikon familjen e tij ose SPAK-u implikon zonjën Malltezi. Kështu që ajo ka dalë për të mbrojtur një afer të familjes së saj. Në qoftë se nuk do ta mbronte ajo të shoqin dhe juridikisht dhe politikisht kush do ta mbronte. Pra, ajo korrigjoi një lloj disbalance publike që kishte kur i ati i saj në moshën 79 vjeç detyrohet të jepte shpjegime”, u shpreh analisti./abcnews.al