Rrëfimi i 74-vjeçarit që u shërua nga Covid-19: Isha rëndë, te Infektivi qendrova 16 ditë

schedule08:37 - 26 Maj, 2020

schedule 08:37 - 26 Maj, 2020

Nexhip Kraja, 74-vjeçari nga Shkodra është një ish-pacient i Covid-19, i cili arrriti ta fitojë me sukses këtë virus.

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, ai rrëfeu se u infektuan të dy me bashkëshorten dhe nuk e dinë ku mund ta kenë marrë virusin.

“Jam 74 vjeç dhe nuk kam pirë kurrë ilaçe. Kjo ishte hera e parë. Nuk e di si e kemi marrë. Ishte shumë e vështirë. Kisha kollë, temperaturë, edhe marrjen e frymës.

Kemi ardhur direkt, në Tiranë. Morëm në telefon 127, na bënë tamponin dhe na nisën në Tiranë. Në dhomë kam qenë me bashkëshorten. Shërbimi te Infektivi ishte i mirë. Infermierët na kanë ndenjur te koka gjithë kohën”, tha ai.

Nexhipi kishte një mirënjohje të madhe për stafin mjekësor të Infektivit dhe gjatë lidhjes direkte nga spitali Infektiv, mjeku Tritan Kalo tha se 74-vjeçari pas daljes nga spitali u la një letër falenderimi.

“Mbahen mend si pacientët më shembullorë. Kanë qenë bashkëpunues dhe mirënjohës. Mbi të gjitha nuk harroj një sekond të tyre, kur janë shtruar kanë qenë të dy në spital, unë u kam thënë mos u bëni merak se do bëheni mirë. Dua ti falenderoj, se pas daljes nga spitali kanë bërë një letër falënderimi ku shprehin mirënjohjen e tyre”, tha Tritan Kalo.

Më tej Nexhipi rrëfen se tashmë ka nisur jetën normale dhe ka filluar të lëvizë nga pak. Megjithatë ai thotë se nuk ka më energjitë që kishte para se të infektohej, pasi ka kaluar një gjendje të rëndë.

“Unë kam filluar të dal të blej ndonjë gjë për shtëpinë. Unë dal pa maskë dhe doreza. Jam i lodhur, nuk e kam atë energjinë që kam pasur përpara. Në spital kemi qenë 16 ditë”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!