Dorina Selimaj është një nga sopranot më të talentuara në vendin tonë. Ajo ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate” se është këngëtarja e parë lirike që ka kënduar në muzikal në Shqipëri.
Sakaq, Dorina ka thënë gjatë intervistës se veçantin e interpretimit ia spikati profesor Zhani Ciko.
“Kur kam ardhur në fillim në Teatrin e Operas, profesor Zhani Ciko më ka spikatur dhe më ka thënë ti je soprano karakteresh dhe gjithmonë profesor Zhani ka qene shumë i mençur dhe dinte si t’i menaxhonte këngëtarët e tij, prandaj më vendoste në këto rolet e karaktereve ku unë shkëlqeja gjithmonë. Unë fillimisht e kam nisur me muzikal, kam qene e para që kam kënduar muzikal në Teatrin e Operas dhe Baletit. Unë kam pasur kryerolin që është Maria në muzikalin e parë.
Për mua ka qenë një kënaqësi shumë e madhe dhe e kam shfrytëzuar në maksimum këtë mundësi pranë njerëzve të mëdhenj”, tregoi sopranoja./abcnews.al