Rrëfehet shqiptarja që ka veshur Hillary Clinton dhe Michelle Obama: Si u bëra pjesë e markave luksoze të modës

schedule08:01 - 28 Mars, 2022

schedule 08:01 - 28 Mars, 2022

Geraldina Shabani po shkëlqen në SHBA. Shqiptarja, e cila jeton prej vitesh drejt Shteteve të Bashkuara, ushtron prej vitesh profesionin si stiliste. Ajo dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi se si nisi punë që në ditën e dytë kur u largua përtej oqeanit.

Stilistja tha se ishte përzgjedhur në mesin e më shumë se 100 personave për një kompani veshjesh. Por gjërat ndryshuan kur nisi të punonte për Cristian Dior. Marka e famshme luksoze i hapi dyert për të punuar me shtëpi të tjera të modës.

“Mu dha mundësia që të krijoj një reputacion dhe të fitoj besimin e pronarëve por jam njeri që jam ndërtuar për të kërkuar më shumë. Pas 2 vitesh, mu dha oferta për Cristian Dior. Më pas kam kaluar te Dolce & Gabanna. Pashë se kisha mundësi që të bëj më shumë. Mora guximin që të hap biznesin tim.“, tha ajo.

Geraldina tregoi se ka punuar me shumë emra të njohur mes së cilëve dhe Hillary Clinton dhe Michelle Obama. Prej disa vitesh, ajo drejton biznesin e saj privat në New York. Gjatë bisedës, stilistja tregoi se në fillim të prillit do të hapë dhe butikun e saj të dytë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!