Rrëfehet Rihanna: Ishte e vështirë ta mbaja të fshehtë shtatzëninë nga shoqëria

schedule09:11 - 13 Shkurt, 2022

schedule 09:11 - 13 Shkurt, 2022

Diva e muzikës ndërkombëtare, Rihanna ka folur si kurrë më parë për shtatzëninë. Ajo u shpreh se sa ishte e vështirë të mbante të fshehtë nga miqtë e saj.

“Isha më e vështirë për mua ta mbaja atë të fshehtë nga shoqëria ime sepse ata janë rreth meje, ata i dinë zakonet e mia”, tha Rihnna për  “The Mirror”. “Por më në fund, më duhej t’i lija të gjitha, dhe ata ishin të gjithë të tronditur, natyrisht, siç u trondit edhe bota”, shtoi ajo.

Krijuesja njoftoi së fundmi, se po pret fëmijën e saj me reperin A$AP Rocky përmes një seti fotografik të realizuar në rrugët e New Yorkut.

Ndërkohë, disa ditë pas njoftimit të shtatzënisë, u raportua se çifti po planifikojnë të martohen në Barbados pasi ajo të lindë./abcnews.al