Rrëfehet Pejiç përpara sfidës më Partizanin

schedule16:44 - 17 Tetor, 2021

schedule 16:44 - 17 Tetor, 2021

Ish-Sulmuesi më i mirë i kategorisë superiore, tashmë në rolin e drejtorit teknik tek skuadra e Kukësi, dëshiron të bëjë mirë siç bëri kur ishte sulmues i verilindorevë.

Në një rrëfim për “Gol pas Goli” ne Supersport, ka folur për disa çështje që prekin skuadrën verilindore.

Çështja e trajnerit – Ishte një humbje normale, ndonëse bëmë një ndeshje të mirë. Nuk ka asnjë çështje trajneri, pasi fola me të pas ndeshjes dhe iku 2-3 ditë në Itali të qetësohej e më pas erdhi të vijojë punën. Na pret një ndeshje e vështirë, por ne luajmë gjithmonë për të fituar, pavarësisht sa do t’ia dalim. Dihet forca e Partizanit dhe çdo rezultat është i pranueshëm.

 

Gjetja e sulmuesve – Është e vështirë, pasi sulmuesit e mirë kushtojnë shumë dhe në Shqipëri nuk e kemi luksin të paguajmë shuma të mëdha. Po mundohemi të bëjmë më të mirën, por është e vështirë që të gjesh një sulmues race.

 

Partizani nuk ka asnjë fitore – Partizani është Partizani dhe dihen vlerat e atij ekipi. Vitin e kaluar na kanë mposhtur në të katër ndeshjet dhe kanë treguar se janë ekip i fortë. Këtë sezon ka marrë vetëm tre pikë, por unë nuk e kam ndjekur shumë, pasi jemi të përqendruar te ekipi ynë dhe duam të bëjmë sa më mirë .

 

A është Europa një objektiv i kënaqshëm? – Kukësi luan gjithmonë për trofe, qoftë Kupë apo kampionat, por nëse nuk ia dalim të fitojmë, të paktën të arrijmë një vend në Europë. Unë mendoj se jemi mirë dhe do të luajmë për titullin kampion.

 

A do të pranonit një ofertë nga Partizani? – Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me Safetin, pasi kam shumë respekt për të. Këtë verë kemi folur që të vazhdoj të ndihmoj ekipin, gjë që e bëj me shumë kënaqësi. Për momentin nuk kam ofertë nga partizani, ndaj nuk e di çfarë të them. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!