Një nga profesionet shqiptare, që e ka zanafillën që në kohën e Lek Dukagjinit është ai i vajtorit. Një nga të paktët, që ka mbetur në vendin tonë është 69-vjecari, Kolec Makaj nga fshati Tale I Lezhës. Prej 18 vjetësh jeton në Tiranë, po kthehet shpesh në fshat pasi i prehet djali që ndërroi jetë 14 vite më parë.
“Në moshën 18 vjeç sa mbaroi gjimnazin pretendent për titull kampion me “Boks Tiranën” me të rinjtë. 1 muaj para kampjonatit erdhi në shtëpi këtu se kishte nostagji për shtëpinë e vjetër, me dhëndrin dhe erdhën këtu. Na morën në tel dhe na thanë ndërroi jetë.”
Për herë të parë ka vajtuar vjehrrin e tij. Në mënyrë spontane, prej dhimbjes thuri vargje dhe e vajtoi.
“Kam qenë gjimnazit ku erdhi një mision nga Rugova dhe ishin vajtimorë. U frymëzova, se dhe nga natyra jam I ndjeshëm. Se dija sa lodhje shpirtërore kishte. Për herë të parë kam vajtuar në zonën e Krujës në Fushë-Kuqe, vjehrrin, babën e gruas. Pas dy ditësh, vajtova një djalë që u dogj aksidentalisht në makinë dhe vazhdova.”
Fama e tij e kaloi territorin ku banonte. Nisën ta ftonin dhe banorë të zonave të tjera, madje dhe jashtë vendit.
“Deri në 1997 e kam bërë për humanizëm, më pas nisën vdekjet masive. Deri në momentin që më kanë sitmuluar vetë, nuk kam marrë lekë. Tek fukarenjtë s’kam marrë lekë fare. Më pas u bënë shumë, kam arritur të vajtoj në Korçë, në Tiranë, veriun mbarë deri në Tuz dhe Ulqin. Të jepnin të sitimulonin.”
Ai tregon se si krijon këngët e vajit.
“Fjalët më vijnë momentale. Marr të dhënat, informohen dhe nuk I qaj të gjithë njëlloj. Hyj në rol me mish e me shpirt sikur ndodhia më ka ndodhur mua. Ky është art më vetë.”
I ka mbetur peng që nuk arriti të vajtojë demokratin Sokol Olldashi.
“Më ngeli merak, Sokol Olldashi që nuk shkova dot më kanë ftuan po me shumë vonesë. Kam vajtuar dhe shumë intelektualë në Tiranë. Njeriu të futet në dhe, pa I thënë dy fjalë duket sikur fut një kafshë.”
Më shumë në vështirësi është ndjerë kur I është dashur të vajtojë djem të rinj që I ka njohur që fëmijë, të cilët janë vrarë jashtë vendit. Të gjitha këngët e vajtit që ka krijuar ndër vite i ka shkruar. Deri tani ka botuar 3 libra dhe në dorë ka të katërtin. /abcnews.al/