Rrëfehet në ‘Pas Mesnatë’ pedagogia e solfezhit, një ‘luaneshë’ si Ilirjana Dema

schedule10:42 - 7 Qershor, 2024

schedule 10:42 - 7 Qershor, 2024

Muzikologia Ilirjana Dema ka kaluar sfida të shumta në jetën e saj, të cilat e kanë bërë gjithmonë dhe më të fortë.

Ajo ka rritur e vetme një fëmijë me sindromën doën, pasi bashkëshorti e braktisi. Ndërsa në moshën 43-vjeçare zbulon se vuan nga kanceri i gjirit.

Ilirjana ka treguar në emisionin “Pas Mesnate” se kanceri i është përsëritur mbi 5 herë, por është i biri me sindromën down, i cili me dashurinë e tij e ka mbajtur në jetë.

“Që në 43-vjeç më ka trokitur dhe përsëritur mbi 5 herë kanceri i gjirit. Hera e parë mendova se do ta lija që 13 vjeç Gjergjin vetëm. Besimi i madh në jetë stimulon në organizëm, të gjitha elementët që grupi ka për vetëmbrotje. Padyshim, që ky ka qene dhe fati im që ka qene një kancer i kapsuluar, pa tendenca metastazie. Unë di që e kam kapur vetë.

Gjergji edhe sot e kësaj dite, nuk ankohet se çfarë ka dhe sot, duhet ta kuptosh vetë. Edhe unë i dëgjoja mjekët me shumë vëmendje dhe sa herë që më është shfaqur e kam zbuluar vetë. Gjergji më ka shërbyer për këtë dhe në jetë është e ekuilibruar, nëse jep, do marrësh”, tregoi ajo me lot në sy./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!