Piktorja dhe poetja e njohur, Natasha Bega ka dhënë një intervistë për emisionin “Pas mesnate”, ku rrëfeu detaje rreth jetës së saj. E pyetur nga gazetarja Leontina Nikaj se si i kujton fillimet e saj në këtë profesion, Bega tha se lidhja me pikturën ka nisur që para se të vinte në jetë.
“Piktura ime e ka inocensën para se të lindja. Por e kuptova shumë vonë duke fjetur. Pas mesnate erdhi dimensioni im kozmik që i përkisja një hapësire artistike të imazhit që ishte shumë e fuqishme por e kondensuar brenda meje dhe që një moment i caktuar ma nxori nga vetja.
Fjeta si të gjithë pas mesnate dhe nuk e dija se atë natë të magjishme isha ngritur në qiell dhe pikturoja. Dy pikturat e para i dhurova që në momentin e parë. S’i ruajta se më duhej t’i bëja një dhuratë një mikut tim që kishte ditëlindjen. Isha e papërgatitur dhe gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte t’i mbështjell këto piktura.”, tregoi piktorja. /abcnews.al