Rrëfehet Lukaku: Interi më nxori nga situata e keqe, Chelsea i vetmi ekip që mund të më “ndante”

schedule17:20 - 4 Shtator, 2021

schedule 17:20 - 4 Shtator, 2021

Romelu Lukaku ishte goditja më e madhe e Chelsea gjatë merkatos së verës. Transferimi ishte sa i bujshëm, po aq edhe i papritur, pasi lidhja mes tij dhe klubit të Interit dukej e fortë dhe e vështirë për t’u “zgidhur”.

“Blutë e Londrës” paguan plot 115 milion euro për të rikthyer në Stamford Bridge sulmesuin belg, i cili nga grumbullimi me Belgjikën ka folur për disa prapaskena lidhur me largimin e tij nga Milano.

Kur Chelsea ofroi 110 milionë euro plus kartonin e Zappacostas, ishte oferta e tyre e tretë, kuptova që gjërat ishin bërë serioze dhe me mendje nuk isha më në Milano. Interi e kishte refuzuar edhe këtë ofertë dhe unë u detyrova të shkoja të flisja me Simone Inzaghin në zyrën e tij në mënyrë që palët të gjenin një akord. Edhe pse me trup isha ende në Appiano Gentile me mendje isha që atëherë te Chelsea” theksoi fillimisht Lukaku për VTM Nieuws.

Interi më nxorri nga telashet në një moment jo të mirë për mua dhe për këtë do t’u jem gjithmonë mirënjohës, Interin mund ta lija vetëm për Chelsea-n”, vazhdon sulmuesi.

Përpos këtij transferimi, Lukaku foli edhe për dështimin në “EURO 2020” ku  kombëtarja e tij u eliminua nga Italia, e për këtë ai u justifikua duke thënë: “Italia na mposhti, Eden Hazard nuk ishte në formë dhe De Bruyne ishte i dëmtuar”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!