Rrëfehet Klea Huta: Si ndryshoi jeta ime pasi u bëra nënë

schedule08:41 - 8 Gusht, 2020

schedule 08:41 - 8 Gusht, 2020

Çifti i njohur Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë më 4 qershor të këtij viti. Moderatorja solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Krid.

Pas lindjes së vogëlushit, ajo ka publikuar vazhdimisht foto në rrjete sociale. Ndërsa së fundmi, Klea ka hapur zemrën me ndjekësit rreth pasigurive gjatë shtatzënisë dhe si ka ndryshuar jeta e saj pasi u bë nënë.

Ajo ka theksuar se ardhja e Kridit vetëm sa e ka motivuar akoma më shumë drejt qëllimeve të saj.

“Nje nga pasigurite me te medha qe kam patur kur isha shtatzane ishte se sa do ndryshonte jeta ime, nese do kisha kohe te kujdesesha per veten ose te mendoja per projekte te reja. Cuditerisht pasi kam lindur jam motivuar me shume, per tu kujdesur per veten, per te menduar se cfare qellimesh kisha dhe si do i arrija dhe kam pasur me shume energji pozitive per te nxjerr me te miren e vetes time! Si ka qene eksperienca juaj pas lindjes?”, ka shkruar Klea në Instagram. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CDmKRrfpSMm/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!