Këngëtari i njohur Ed Sheeran ka treguar se gjendja shëndetësore në turneu e fundit u rëndua shumë.
Në një intervistë me botuesin e librave amerikan Hay House, 29-vjeçar tregoi se rutina e tij ishte të pinte deri në orët e para të mëngjesit pas një shfaqje muzikore dhe të flinte në autobus gjatë ditës deri në performancën e tij të radhës.
“Unë nuk pash rrezet e diellit për katër muaj. Në momente të vështira pyetja ime ishte: Çfarë po bëj unë, cili është qëllimi”, tha ai gjatë intervistës.
Më tej Sheeran shtoi se kur lexoi autobiografinë e Elton John dhe në shumë pjesë të librit ka parë veten e tij.
“Unë kam një personalitet shumë të varur”, tha Sheeran. /abcnews.al