Rrëfehet kampionia e atletikës Klodeta Gjini: Si e përballova “luftën” me buliminë kur mbeta pa punë

schedule09:09 - 10 Shtator, 2024

schedule 09:09 - 10 Shtator, 2024

Atletja dhe “Mjeshtra e merituar e sportit”, Klodeta Gjini ka qene kampione për 10 vjet rresht në kërcimin së larti. Ajo ka publikuar së fundmi një libër autobiografik, të titulluar “Centimetra jete”.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Klodeta ka treguar se ky libër është një reflektim për jetën e saj, nga sfidat e mëdha me shëndetin dhe deri te karriera e saj.

Ajo ka theksuar se vuante dhe nga bulimia, një luftë që i është dashur të përballet çdo ditë, që nga momenti kur mbaroi studimet dhe mbeti pa punë.

Jeta ka momente reflektimi, që ke mundësi të shkruash dhe jo. Unë kam mbajtur ditar, nga këmbëngulja e trajnerit tim, për shkak të stërvitjes. Unë e ruaj këtë rit dhe sot, ku analizojë gjithçka. Libri është dhurata që i kam bërë vetes për 60-vjetorin tim. Ky libër ka qene një moment shkrimi, por dhe reflektimi. E kam shkruar gjatë verës, sepse ka qene një periudhë më e qetë për mua, pa ngarkesë.

Unë kam pasur probleme anemie, që më ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës sime. Shkoja çdo tre muaj në spital dhe bëja analizat e gjakut. Ndërsa, bulimia lindi kur unë mbarova universitetin dhe mbeta pa punë. Nuk mund të flisja me asnjë për problemin që kisha. Kështu që mu krijua dhe kjo gjendje”, rrëfeu ndër të tjera Klodeta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!