Rrëfehet juristi shqiptar me 8 diploma: Në Shqipëri nuk më mbështetën, Kanadaja më bëri ofertën e madhe

schedule09:29 - 12 Korrik, 2023

schedule 09:29 - 12 Korrik, 2023

Klodian Rado është juristi shqiptar me tetë diploma, i cili aktualisht punon si konsulent emigracioni dhe pedagog i drejtësisë në Kanada.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka bërë rrëfimin e jetës së tij, duke ndarë detaje që nga shkollimi në Shqipëri deri te suporti i munguar nga drejtësia jonë.

Rado u ndal dhe te largimi për në Kanada dhe oferta e madhe që mori, duke u mbështetur te eksperienca e tij më e madhe.

“Unë jam lindur dhe rritur në Gjirokastër, kemi qene një fis të përndjekurish politikë dhe për breza me radhë nuk kemi pasur mundësi të shkollohemi. Unë emigrova në Greqi dhe në ’99 u ktheva në Tiranë. Isha 21 vjeç dhe të gjithë më thoshin që je i çmendur.

Ndërsa sa i përket shkollës së magjistraturës, ditën kur fitova ishte një nga ditët më me shumë emocione në jetën time, që mbaj mend. Ishte si një gur kilometrik në jetën time, që shënoi të gjitha arritjet e mia.

Unë nuk kam pasur asnjë lloj suporti, madje nuk erdhi kurrë, edhe kur ambasadorja britanike i shkruajti personalisht anëtarëve të KLD-së përfshirë presidentit të Republikës, kur unë u ktheva nga Londra, ku bëra masterin dhe i tha që ky kontribut në drejtësi do të duhet.

Duke parë background-in tim, më erdhi një ofertë nga Kanadaja që ishte e vështirë t’i thoshe jo. Oferta ishte një kontratë mësimdhënie 6-vjeçare në një ndër universitetet më me reputacion në Kanada. Madje, në ofertë mund të kryeja doktoraturën në të njëjtën kohë për një nga çështjet shumë delikate, të merresha me Gjykatën e Lartë të Kanadasë”, u shpreh Rado./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!