Jozef Shiroka, aktori i njohur shkodran vjen në një rrëfim në “Pas mesnatë”, me gazetaren Leontina, Nika në ABC News.
Arti e aktorit e konsideron një art me çantë në krah sepse je në lëvizje je gjithmonë në kërkim të tjetrës, ndërsa vë theksin në ndërkombëtarizimin e tij.
“Tani që e mendoj është një periudhë shumë e gjatë me sakrifica, që kur kam shkuar në akademinë e arteve. Aty nis karriera njohja dhe prekja me teatrin, sot kur e mendoj këtë gjë them me vete se është e vetmja mënyrë, është kjo lloj jete që të bën të sakrifikosh, të lësh pas veten nga e përditshmja jote. E them gjithmonë se arti i aktorit është një art me cantë në krah sepse je në lëvizje je gjithmonë në kërkim të tjetrës, të ekipit të radhës, të regjizorit të radhës. Të jesh gjithmonë dikush tjetër, të gjesh veten te tjetri, shpesh të bien të punosh ditë e natë, janë netë pa gjumë.” -tha ai ndërsa vë theksin në artin ndërkombëtar.
“Arti duhet të kuptohet nga gjithkush, pavarësisht gjuhës. Më kujtohet kur po bënin bisedat e para me regjizorin Italian, dhe ishte një version që mund të bënim dicka me të edhe në italisht, dhe ai tha një gjë shumë të bukur: nuk kam nevojë për shqiptarë që flasin italisht, unë dua shqiptarë që flasin shqip dhe kur të vijë koha të shkojnë në gjithë Europën me shqipen e tyre, sepse teatri shqiptar duhet të dëgjohet shqip.” tha ai.
Po cfarë e lidh aktorin e njohur me Bep Shirokën?
Nuk kam lidhje familjare, kam koencidenca shumë të bukura me të. Kemi emrin njësoj Jozef, shfaqjen e parë si profesionist unë isha partner me të, unë e kisha të parën ai të fundit, sepse kishte edhe një farë moshe, kemi të njëjtën ditëlindje, profesioni që është I njëjtë. Kam punuar me shumë aktorë të mëdhenj shqiptar, Bepi futet në atë katëgori që përvec profesionit ishte edhe njeri fantastik