Rrëfehet Donald Veshaj: Dajat e babit i kam hedhur në gjyq, më kanë marrë tokat

schedule10:03 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 10:03 - 28 Dhjetor, 2021

Donald Veshaj është tashmë personazhi më i komentuar në mediat rozë. Çdo deklaratë e tij kthehet menjëherë në lajm. Së fundmi, Donaldi ka ndarë edhe një histori personale teksa po fliste për marrëdhënien me Ilirin, me të cilin ka pasur edhe shumë debate.

Ai ka thënë se kishte të hapur një proces gjyqësor me dajat e të atit. Sipas Donalidt, ata i kanë marrë disa prona në Radhimë, në jug të Shqipërisë, e ndaj me ta nuk flet.

“Pse nuk dua të flas unë me Ilirin? Mua më pëlqen të flas me Ilirin. Kur po flisnim atë ditë atje më morën tek “Dhoma e rrëfimit” e më thanë ‘Çne ti me Ilirin?’ I thashë ‘Po unë nuk i kam ndarë tokat me të në Rradhimë. Tokat në Rradhimë m’i kanë marrë dajat e babit, i kam ndarë me dajot e babit. I kam hedhur në gjyq. Me ata nuk flas…Po do i marr unë tokat!’”, ka deklaruar ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!