Rrëfehet dirigjenti i njohur Eno Koço: Pse bëra për herë të dytë shkollën e lartë

schedule11:55 - 11 Prill, 2023

schedule 11:55 - 11 Prill, 2023

Dirigjenti dhe kompozitori i njohur, Eno Koço ka bërë një rrëfim si rrallëherë për të gjithë karrierën dhe jetën e tij personale në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News. Ai është ndalur te fillimet e tij, ku pas disa vitesh ka bërë dhe një shkollë të dytë për dirigjim. Kjo pasi zbuloi se me violinën nuk ishte aq i lidhur.

Koço ka rrëfyer momentin kur u transferua në Liceun Artistik në vitin 1972.

“Unë e fillova me violinën, punova një jetë të tërë në violinë. Mbarova shkollën e lartë për violinë, vazhdova të punoja 6 vjet në opera si violinist. Punova dhe 6 vjet të tjera në Liceun Artistik si pedagog i violinës. Pra, një jetë në violinë dhe nuk mund të them që gjeta vetveten. Sepse violina është konkurencë dhe shikoja që kisha kolegë rreth e rrotull meje që ishin më të mirë se unë. Kështu që çdo muzikantë, do të arrij më të mirën e tij. Mendon që ka aftësi që të eksplorojë fusha të ndryshme. Kështu që unë mbas violinës, në një moment të caktuar kur isha në Teatrin e Operas dhe bëja detyrën e violinistit dhe dy vitet e fundit kur isha koncert-maestro. Atje, më hipi kjo dëshira e derigjimit dhe kur u transferova në ’72 në Liceu Artistik, atje bëra dhe një herë zyrtarisht shkollën e lartë. Në atë kohë, nuk ishte shumë praktike që ta bëje dhe një herë shkollën e lartë. Unë e kisha mbaruar për violinë, punova si violinist dhe e bëra dhe një here për dirigjim. Simon Gjoni ka qenë pedagogu im i dirigjimit, shumë i respektuar për mua”, tregoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!