Rrëfehet Buffon: Isha pranë transferimit te Atalanta

schedule18:26 - 23 Nëntor, 2021

schedule 18:26 - 23 Nëntor, 2021

Gianluigi Bufon nuk di të ndalet. Portieri, tashmë në moshën 43-vjeçare vazhdon të japë kontributin e tij në fushën e blertë.

Italiani tani luan për skuadrën e Parmës në Serinë B, por ai tregon se mund të kishte luajtur për një skuadër tjetër në Itali.

I ftuar në emisionin “Tiki Taka”, gardiani tregoi një prapaskenë merkatoje ku ishte gati të transferohej tek Atalanta.

“Gasperini e di këtë gjë. Isha gati të transferohesha në Bergamo. Fola me drejtuesit e Juventusit, por ishte Pirlo që më bindi të qëndroja. Ata më njohin mirë dhe i dinë pikat e mia të dobëta dhe më bindën që të qëndroja. Kam respekt për Gasperinin për faktin se më telefonoi shpesh sepse më donte tek Atalanta”.

Bufon u transferua tek Parma nga Juventusi pas një karriere si fitimtar me “Zonjën e Vjetër”. /abcnews.al/

© SYRI.net

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!