Rrëfehet aktori më i vjetër i “Squid Game”: E kam të vështirë të përballoj famën

schedule18:15 - 24 Tetor, 2021

schedule 18:15 - 24 Tetor, 2021

Aktori, O Yeong-su ka treguar se sa shumë ka ndryshuar jeta e tij që nga publikimi i serialit “Squid Game”. Ai është shprehur se e ka të vështirë të menaxhojë famën e madhe për shkak të mungesës së një menaxheri.

Madje, 77-vjeçari ka refuzuar një sërë ofertash që i janë bërë për tu shfaqur në reklama të ndryshme.

“Shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe për shkak se nuk kam një menaxher për të më ndihmuar, është e vështirë për mua të përballoj volumin e thirrjeve dhe mesazheve që kam marrë. Kështu që vajza më ka ndihmuar”, tha aktori.

Yeong-su është një aktor me eksperiencë, i cili ka luajtur filma për gati 6 dekada që kur filloi karrierën e tij në 1963./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!