Moti i keq dhe rrebeshet e shiut kanë sjellë problematika në Librazhd. Gazetari Agim Blloshmi raporton se për shkak të reshjeve ka prurje të mëdha dhe ka dalë nga shtrati “Përroi i Muzhaqve”.
Për pasojë rrezikohen nga përmbytjet banesat që ndodhen aty pranë. Ndërkohë, nuk është marrë asnjë masë për këtë situatë.
Moti i keq me reshje intensive dhe erëra të forta ka përfshirë vendin që prej ditës së djeshme, duke shkaktuar probleme në disa zona. /abcnews.al