Rrapaj lojtar i lirë, menaxheri Bode: Mos i trajtoni futbollistët si skllevër!

schedule14:32 - 27 Gusht, 2020

schedule 14:32 - 27 Gusht, 2020

Arinaldo ka dalë lojtar i lirë, pas ka fituar gjyqin me Flamurtarin. Mesfushori do t’i bashkohet Partizanit, në rast se të kuqve do t’u zhbllokohet merkatoja. 19-vjeçari kishte luajtur rregullisht me vlonjatët në Superiore dy sezonet e fundit dhe me mbylljen e kampionatit ka kërkuar të dalë lojtar i lirë.

Klubi i Flamurtarit nuk ka qenë dakord dhe gjyqi ka qenë zgjidhja e vetme për Rrapajn. Administratori i vlonjatëve, para pak kohësh kishte deklaruar se donte 1 milion dollarë për kartonin e mesfushorit. Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer menaxherit të vlonjatit.

Franci Bode, përmes rrjeteve sociale, ka reaguar kështu: “Data 10 gusht, Sinan Idrizi kërkon 1 milion $ për Arinaldo Rrapajn të vazhdoje karrierën e tij diku tjetër, sepse është lojtar i mirë dhe ka menaxher të fortë (shumë qesharake)!

Data 27 gusht, FC Flamurtari humb gjyqin kundra Arinaldo Rrapaj dhe  detyrohet të paguaje rrogat e prapambetura dhe kostot gjyqësore! Drejtësia në vend.

U bëj thirrje presidentëve t’i lënë arrogancat dhe të mos i trajtojnë lojtarët si skllevër, por t’i paguajnë! Falënderojmë avokatin tonë, i vetmi që vë drejtësinë në vend, Lorin Burba”. /abcnews.al

 

Postimi i Bodes