Lamtumirën e dha me gol.
Arinaldo Rrapaj tashmë nuk është më lojtar I Partizanit.
Mesfushori sulmues është do ta vazhdojë karrierën në Premier Ligën e Ukrainës, ku edhe është prezantuar në klubin e tij të ri.
Njëzetetrevjeçari ka pozuar me fanelën me numrin 99 që do ta mbajë tek Kolos, ekipi I qytetit të vogël të Kovalivkës.
Vetë klubi ukrainas informon se futbollisti shqiptar ka firmosur kontratë 3.5-vjeçare.
Nuk dihet qartë vlera e transferimit, sepse jepet edhe shifra prej 600 000 eurosh, por edhe 300 000, ndërsa Partizani mund të ketë mbajtur një pjesë të kartonit.
Rrapaj, I lindur në Vlorë, ka luajtur për 3 sezone te të kuqtë, duke u shpallur lojtari më I mirë në Shqipëri në 2023.
Këtë edicion ai shënoi 4 gola dhe shërbeu 3 asistë në Superligë.
Kolos, ndërkaq, është në vendin e 11-të në elitën ukrainase, shumë pranë zonës së rrezikshme që ose të zbret një kategori më poshtë, ose të përfshin në plej of për mbijetesë. /abcnews.al