Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rrajat mbeten në burg/ Apeli lë në fuqi masën e sigurisë për 8 të arrestuarit për trafik droge

schedule10:29 - 24 Janar, 2026

schedule 10:29 - 24 Janar, 2026

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për 8 prej pjesëtarëve të grupit Rraja. Lihen në burg; Islam Sefa, Jani Çavo, Aldo Gjini, Marvin Bushati, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Rexhep Rraja, Zamir Aliaj

Anëtarët e grupit kriminal u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në dhjetor të vitit 2025. Sipas SPAK, grupi Rraja  ka trafikuar droge nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së. SPAK zbardhi edhe tre episode droge nga vitet 2020-2021.

Episodi i pare daton me 3 nëntor 2020, gjatë të cilit autoritetet e Malit të zi sekuestruan 1722 kg bimë narkotike marijuanë që ishte nisur nga Shqipëria me destinacion Gjermaninë.



Episodi i dytë është shënuar më 23 nëntor po të vitit 2020, ku u sekuestruan në Holandë 475 kg kokainë që ishte dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen.  Ndërsa episodi i tretë është shënuar në datë 26 janar 2021, ku në Turqi u sekuestruan 236 kg marijuanë që ishte nisur nga Shqipëria.

Gjatë kontrolleve të bëra në dhjetor në banesat e anëtarëve të fisit Rraja, u sekuestruan vlera të konsiderueshme parash që kapin shifrën e 430 mijë eurove. Po ashtu, u sekuestruan edhe automjete dhe ora Rolex.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!