Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim për “Dhunë në Familje” është arrestuar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Uniformat blu bëjnë me dije se 38-vjeçari me iniciale S.Gj është banues në Pishë, Fier.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. Gj., 38 vjeç, banues në Pishë, Fier, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
/abcnews.al/