Rrahu të miturin tek liqeni gjatë karantinës, polici i shpëton burgut

schedule14:26 - 30 Qershor, 2021

schedule 14:26 - 30 Qershor, 2021

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 muaj burg efektivin Glen Ndreu, i cili dhunoi të miturin S.Ç., rreth një vit më parë.

Ngjarja ndodhi tek liqeni artificial i Tiranës gjatë periudhës kur vendi ishte në karantinë për shkak të pandemisë Covid.

Lexo edhe: Prokuroria nis hetimin për dhunimin e të riut në Tiranë, kërkohet pezullimi i policit

Rasti u denoncua nga kalimtarët të cilët, shpërndanë në rrejte sociale video e dhunimit të 15-vjeçarit nga ana e efektivit, ndërsa vetë 15-vjeçari tregoi se ishte dhunuar edhe në momentin kur ishte transportuar në komisariat.

/abcnews.al/