Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për dhunë në familje.
Sipas policisë mësohet se një 57 vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan 57 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu është ndaluar edhe një 55 vjeçar i cili ishte dënuar më parë me një vit burg për dhunë në familje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan 55 vjeçarin, banues në fshatin Lundër, Tiranë, pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje“”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al