Një grua është arrestuar në Naxos pasi ka rrahur të shoqin me fshesë dhe kabllo.
Sipas mediave greke, në një fshat në malin Naxos, debati i ashpër mes bashkëshortëve në orët e para të së shtunës ka përfunduar me dhunë fizike ndaj burrit.
Burri shkoi në komisariat dhe e paditi gruan, pasi pretendon se ajo e ka plagosur fizikisht me një shkop fshese dhe një kabllo elektrike.
Kjo ka bërë që gruaja të arrestohet mëngjesin e së shtunës.
Pas përfundimit të procedurave, ajo me urdhër të prokurorit është liruar. /abcnews.al