Kosova pësoi një humbje dramatike mbrëmë në Slloveni. Dardanët shënuan të parët, por Sllovenia barazoi me Kurtic fillimisht e më pas në minutat e fundit të shtesës arbitri akordoi një penallti të dyshimtë dhe Ilicic i dha triumfin vendasve.
Pikërisht në lidhje me këtë episod është kapur pas ndeshjes kapiteni Rrahmani. Ai e kundërshton vendimin të gjyqtarit dhe shprehet se ai e ka bërë për vëmendje.
“Besoj që kjo ka qenë një nga ndeshjet më taktike që kemi luajtur prej kur jemi Kosova, ka qenë një ndeshje ku kemi qenë të koncentruar dhe të gjithë kemi dhënë maksimumin.
Na vjen keq që nuk arritëm të marrim rezultat pozitiv, por nëse vazhdojmë kështu, atëherë jemi në rrugë të duhur.
Ndeshjen e sotme (djeshme) e llogaris si fitore, pasi kemi rikthyer ato gjërat që na veçonim duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke luajtur mirë, siç bënim dikur”, përfundoi Rrahmani. /abcnews.al