Rrahman Rraja dha dorëheqjen pas sherrit për guroren, KQZ i jep mandatin e deputetit Arkend Ballës

schedule12:46 - 12 Korrik, 2023

schedule 12:46 - 12 Korrik, 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur pak minuta më parë, i ka dhënë mandatin e deputetit Arkend Ballës, i cili bëhet kështu emri më i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

Balla mori mandatin e deputetit pas dorëheqjes së Rrahman Rrajës.

“Vendosim dhënien e mandatit deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës nga lista shumë emërore e PS-së për zonën zgjedhore Qarku Durrës, zoti Arkend Balla”, u shpreh Ilirjan Celibashi.

Kujtojmë që Rraja dha dorëheqje pak orë pas publikimit të videos, ku disa anëtarë të fisit të tij dhunuar barbarisht dy kushërinjt Maja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!