Rrahën dhe grabitën turistët, në pranga shqiptari i papunë në Itali

schedule10:38 - 27 Janar, 2023

schedule 10:38 - 27 Janar, 2023

Një 22-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi si një prej autorëve të ngjarjes së 2 korrikut ku u dhunuan dhe u grabitën tre turistë në Jesolo.

I riu shqiptar është kapur dhe arrestuar në Canegliano, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza nga Prokuroria Publike e Venecias si pjesë e grupit që dhunoi dhe grabiti 3 djem.

Grupi i grabitësve përbëhej nga 2 shqiptarë dhe një spanjoll, afërsisht në të njëjtën moshë.

Shqiptari nuk ka pasur një punë të qëndrueshme dhe një vendbanim, pasi për disa kohë ka qëndruar në një hotel në Pare.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!