Moderatorja, Roza Lati ka spikatur gjithmonë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Nuk kanë qenë të pakta herët, kur ajo është bërë pjesë edhe e protestave.
Këtë të dielë, Roza ka qenë pjesë e spektaklit “Kosherja”, ku ka aktruar krahas vajzave “Tik-Tok”. Ajo i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në shesh për të kërkuar të drejtat dhe jo vetëm në Instagram.
“Seriozisht, unë jam shumë e shqetësuar për kafshët. Unë i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, që të mos dalin vetëm në Instagram, po të dalin në shesh për të drejtat tona dhe për të drejtat e kafshëve”, tha Roza.
Një moment nga biseda mes tyre:
Roza: Çfarë ka këtu se dëgjova që po dhunohej një qen?
Vajza “Tik-Tok”(Besi): Shoqen time e kanë marr për qen dhe ata të bashkisë ja kanë vënë këtë shenjën te veshi.
Roza: E tmerrshme, unë erdha këtu se dëgjova që po dhunohej një qen.l.k/abcnews.al