Në “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano ishte e ftuar këngëtarja Rovena Stefa e cila ka folur për muzikën. Stefa u shpreh se muzika është kultura e një vendi.
Gjatë intervistës këngëtarja theksoi se muzikë ka prurje të ndryshme, ndërsa shtoi se ende edhe sot ka këngë që i kanë rezistuar kohës.
Ndërsa u ndal të fillimet e sa si këngëtare, Stefa tregoi se ishte një terren i vështirë, që shpeshherë të shkelen edhe të drejtat.
“Në media duhet të transmetohet 70 % muzikë shqip, kjo është ndihmuese edhe për ne”, u shpreh Stefa.
Artistët shpjegoi këngëtarja hasen me shumë vështirësi, duke u detyruar që shumë të gjëra artistike ti realizojnë edhe vetë.
“Që një artist të mbijetojë duhet të ketë shumë talente. Të ardhurat tona vijnë nga koncertet, dasmat, por disa nga datat janë anuluar për shkak të pandemisë”, u shpreh këngëtarja./abcnews.al